Ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad është diskualifikuar nga gara parazgjedhore, lajmëroi televizioni shtetëror iranian. Në kumtesën nga Ministria e Punëve të Brendshme ceket se Këshilli i rojeve, i cili i miraton kandidaturat për zgjedhjet presidenciale, miratoi gjashtë kandidatura, mes të cilave edhe shefin aktual të shtetit, Hasan Rohani. Është miratuar edhe kandidatura e Ebrahim Raisi, bashkëpunëtor i afërt i ajatollahut Ali Hamnei. Mbi 1.600 kandidatë, mes të cilëve edhe 130 gra u paraqitën për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale, që duhet të mbahen më 19 maj.