Frans Pres:
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje historike për t’i dhënë fund kontestit për emrin
Greqia dhe Maqedonia e nënshkruan marrëveshjen preliminare historike për emërimin e kombit të vogël ballkanas Republika e Maqedonisë së Veriut, duke e përmbyllur kontestin i cili i helmoi marrëdhëniet midis dy fqinjëve nga viti 1991… Marrëveshja ka për qëllim të fillojë ta zhbllokojë një prej kontesteve diplomatike më të gjatë dhe definitivisht më absurd i cili filloi para 27 vitesh kur Maqedonia e shpalli pavarësinë.
Rojters
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje për ndërrimin e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë
Marrëveshja, e nënshkruar në Liqenin e Prespës në Greqinë e Veriut, e cila kufizohet me Maqedoninë dhe me Shqipërinë është shpresë se do t’i zgjidh bisedimet pothuaj tridekadëshe midis të dyja palëve për emrin e shtetit të ri ballkanik. Duhet edhe të miratohet edhe nga dy parlamentet, ndërsa në Maqedoni edhe me referendum.
Bi-Bi-Si
Kontesti për emrin e Maqedonisë: kryeministrat shikojnë se si ministrat e nënshkruajnë marrëveshjen historike
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje e cila ka për qëllim të zgjidh kontestin dekadësh rreth emrit të Maqedonisë. Sipas marrëveshjes, fqinji i Greqisë do të njihet si Maqedonia e Veriut.
Marrëveshja duhet edhe të miratohet nga parlamentet dhe në referendum në Maqedoni.
Nacionalistët e të dyja palëve thonë se marrëveshja e shkatërron identitetin e tyre.
Asoshiejted pres
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje me të cilën përfundon kontesti shumëvjeçar rreth emrit
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje me të cilën, nëse ratifikohet do të zgjidhet kontesti dekadësh lidhur me emrin e Maqedonisë.
Sipas marrëveshjes, fqinji verior i Greqisë do të riemërohet në Maqedoninë e Veriut – hap për të cilin liderët e të dyja vendeve thanë se do të jetë fillim i marrëdhënieve më të afërta, miqësore dhe shembull për të gjitha shtetet e Ballkanit. Marrëveshja, gjithashtu, do t’i mundësojë Maqedonisë të tentojë të hyjë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
DPA
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje historike për emrin
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje historike për t’i dhënë fund kontestit pothuaj tredekadësh rreth emrit të Maqedonisë, duke e hapur rrugën për ish-Republikën Jugosllave të hyjë në NATO dhe të fillojë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE.
Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikos Koxias nga Greqia dhe Nikolla Dimitrov nga Maqedonia e nënshkruan dokumentin në Psatades, në bregun e Liqenit të Prespës, i cili është i ndarë midis dy vendeve dhe Shqipërisë.