Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tajlandë, ku një foshnje, që ishte therur 14 herë me thikë, është gjetur dhe shpëtuar rastësisht nga një grua. Kachit Krongyut, kishte lëshuar lopët në fermën e saj në Wangai të Tajlandës kur ka dëgjuar të qara. Ajo ka mbetur e tronditur kur ka parë këmbën e foshnjës. Pasi ka nxjerrë foshnjën nga një gropë e thellë 20 cm, gruaja ka parë se mbi trupin e të voglit, kishte plagë në të gjithë trupin. Pas trajtimit të foshnjës me emrin Aidin në spital, policia ka gjetur përgjegjëse nënën e të voglit, e cila akuzohet për tentativë vrasjeje të foshnjës së saj. Foshnja mësohet se është adoptuar nga një çift suedez.