Këtë vit çmimi për albumin e vitit, i takoi këngëtares së famshme Adele. Katër të nominuar për këtë çmim të madh ishin: Justin Bieber, Drake, Beyonce dhe Adele, kjo e fundit e fitoi por nuk pranoi që çmimin ta mbante vetëm për vete. Këngëtarja Adele ka thënë që këtë çmim nuk mund ta marr vetëm për vete, pasi mendon se çmimi i takon edhe këngëtares Beyonce, ajo mbajti një fjalim ku tha se çmimin e ndan përgjysëm me këngëtaren Beyonce. “Ju falenderoj nga thellësia e zemrës por une nuk mund ta pranoj këtë çmim, pasi mendoj se albumi i Beyonce-së është shumë i mirë dhe këtë çmim une dua ta ndaj me të”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja. Ajo poashtu falenderoi menaxherin e saj, burrin djalin dhe gjithë fansat e vet.