Nëse jeni të zemëruar, kali juaj sipas të gjitha gjasave do ju jap një shikim nga anash. Edhe të rrahurat e zemrës së tij do të përshpejtohen. Që të dyja janë indikacione se kali njeh emocionin e njeriut. Shkencëtarët e Universitetit Sussex në Britaninë e Madhe kanë përdorur fotografi të fytyrave të burrave dhe kanë vërejtur se kuajt e zbutur “reagojnë negativisht” ndaj fytyrave të zemëruara. Gjetjet janë botuar në revistën Biology Letters. Eksperimenti është bërë me 28 kuaj, shkruan bota.al. “Reagimi ndaj shprehjeve të zemëruara në fytyrë ka qenë jashtëzakonisht i qartë – kishte përshpejtim të të rrahurave të zemrës, dhe kuajt kthenin kokën për të parë fytyrën e zemëruar me syrin e tyre të majtë”, ka thënë hulumtuesja Amy Smith. Rezultate të ngjashme janë konstatuar së voni edhe te qentë e shtëpisë.