Një afrikano-jugor është bërë njeriu i parë në botë që ka kaluar Oqeanin Atlantik mbi një varkë teke, duke kryer plot 4.050 km për 93 ditë i vetëm. Chris Bertish u nis nga Maroku 93 ditë më parë dhe zbarkoi në Antigua në ishujt Karaibe. “Një ditë për të cilën kam punuar kaq shumë. Jam përpjekur pa masë në 5 vitet e fundit”, shkroi Bertish në Facebook para se të zbarkonte në Antigua. 42-vjeçari përgjatë gjithë ditëve në oqean u përball me peshkaqenë, stuhi dhe presionin e të qenit vetëm në natyrë në këtë aventurë të ndërmarrë. Në pjesën e përparme të varkës me të cilën ai udhëtoi është ndërtuar një kabinë e vogël, sa për të fjetur, ku ai mbante edhe sistemin GPS, një aparaturë për parashikimin e motit, telefon satelit etj. Nëse varka përmbysej, ai me mjetet që kishte në kabinë, e cila mund të mbyllej hermetikisht, mund të dilte në sipërfaqe. Pjesën më të madhe të kohës, Bertish udhëtoi gjatë natës për të shmangur ekspozimin në diell dhe u ushqye me ushqime të ngrira të përgatitura më parë, si dhe proteina që i kishte marrë me vete. Hera e fundit që u tentua kalimi i Atlantikut me varkë ishte nga francezi Nicolas Jarossay, që u shpëtua pasi nuk mundi t’i rezistojë një stuhie pasi u përmbys.
93 ditë dhe 4050 km, njeriu që kaloi Atlantikun mbi një varkë
Leave a comment