Dritëro Agolli është një poet, prozator dhe publicist që ka ndryshuar rrjedhën letrare si personazhi më i spikatur i letrave shqipe.
Një autor, veprat e të cilit e kaluan provën e ndërrimit të sistemeve. Pena e tij mbetet universale për çdo kohë dhe çdo sistem. Nuk është vetëm një shkrimtar i madh, por ka qenë edhe një politikan i madh. Si deputet ishte njeri që i bëri nder Parlamentit Shqiptar.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte interesante rreth jetës së Dritëro Agollit që ndoshta nuk i keni ditur, si fjalët që ka futur në fjalorin tonë ai, se a mbanë telefon celular a jo, me cilin shkrimtar të madh shqiptar ka jetuar, ku është njoftuar me gruan e tij, e shumë të tjera.
1. Dritëro ka jetuar në një pallat me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë, në Pallatin e Shkrimtarëve
2. Ka qenë i martuar me një ruse nga e cila është ndarë 7 vite më vonë, dhe është martuar me një vajzë që e ka njoftuar në dasmën e Kadaresë, me të cilën jeton akoma.
Dritëro dhe Sadija
3. Agolli ka lindur në të njejtën datë me Migjenin, (20 vite pas).
4. Nuk ka dashur të studioj letërsinë po veterinarinë, mirëpo Ministri i Arsimit ia ka ndaluar këtë të fundit.
5. Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më radhë.
6. Romani “Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”. Ky film është shfaqur edhe në Kinë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku kinez.
7. Dritëro Agolli nuk mban numër personal celulari. Ai vazhdon të përdorë numër fiks.
8. Dritëro Agolli është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec.
9. Dritëro Agolli është ndër të pakët krijues dhe njerëz të artit që e ka të qetë ndërgjegjen me të kaluarën e tij. Është i vetmi që pas kaq vitesh pas rënies së komunizmit, e pranon se ka qenë komunist dhe ka punuar për komunizmin.