Stamboll, 16 janar – Rreth 20 për qind nga tre milionë refugjatë sirian të cilët qëndrojnë në Turqi, pritet të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa 80 për qind e tyre me siguri do të mbeten në Turqi, deklaroi në konferencë për shtyp Ombudsmani turk, Sheref Mallkoç. Ai shfaqi shpresë se në negociatat e ardhshme paqësore për Sirinë në Astana do t’i përkushtohet mjaft vëmendje zgjidhjes së këtij problemi. Mallkoç iu referua të dhënave të publikuara nga KB-ja, duke theksuar se numri më i madh i refugjatëve sirian qëndrojnë në Turqi. Sipas tij, Turqia përgatit raport special në lidhje me problemet me migrimin. Për atë qëllim vizitohen kampet e refugjatëve në vend dhe mbahen takime me organizatat joqeveritare dhe institucionet speciale, të cilat merren me ato çështje. Ombudsmani turk shtoi se numri i tërësishëm i refugjatëve të arritur në Turqi, jo vetëm nga Siria por edhe nga vendet tjera, ka arritur katër milionë persona.