Nga 1 janari 2018 deri më 31 mars 76 gazetarë italianë janë kërcënuar për shkak të punës së tyre. E drejta e lirisë së informacionit në Itali vihet në rrezik cdo vit e më shumë. Ky është alarmi i lëshuar nga Instituti kërkimor italian “Oksigjen për informacionin”, i cili prej më shumë se 10 vitesh monitoron informacionet gazetareske e tentativat për të fshehur lajmet me interes publik.
Raporti i tremujorit të parë të 2018 me të dhënat e analizuars nga ky observotor mediatik ka dokumentuar rastet e 76 gazetarëve italianë të kërcënuar për shkak të informacioneve të mbledhura e artikujve të publikuar. Këtij numri i shtohen dhe 19 gazetarë të tjerë të kërcënuar në vitet e shkuara por të njohura sivjet nga ky institut.
Format e kërcënimit janë nga më të ndryshmet; 20 % e gazetarëve janë kërcënuar me sulme fizike. 7 % me aksione që pengojnë lirinë e informacione dhe me forma jo të njohura ligjërisht, ndërsa 4 % me dëme materiale personale apo sipërmarrëse.
Sipas këtij obeservatori mediatik pas cdo rasti të dokumentuar kërcënimi të paktën dhjetë të tjera mbeten të panjohura pasi viktimat kanë frikë t’i denponcojnë e t’i bëjnë publike.
Nga viti 2006 deri më sot Instituti Oksigjen për informacionin ka dokumentuar 3603 gazetarë italianë të kërcënuar për punën e tyre.
Rahoni më i prekur nga fenomen është ai i Lacios ku gjeografikisht pozicionohet dhe kryeqyteti italian Romë.
Një vit më parë në Itali janë dokumentuar 423 raste gaxetarësh , blogerësh, foto e videoreporterësh të kërcënuar që në krahasim me 2016 ky fenomen ka shënuat një rritje pre 11% .
25 % e gazetarëve të kërcënuar janë femra.