Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore Pediatrics, shumë mama ende nuk dinë si ta vendosin foshnjen e porsalindur në shtrat në një pozicion të sigurtë Për të dalë në këtë përfundim studiuesit anketuan rreth 3,297 nënat me foshnje nga 2 deri 6 muajshe ! 77.3% e nënave raportuan se zakonisht (jo gjithmonë) i vendosin foshnjat e tyre për të fjetur në shpinë, por vetëm 43.7% e dinë se ky pozicion ka përparësi ndaj të fjeturit me bark. Pra nuk është çudi sikur nënat që bënin pjëse në grupin e 77.3 përqindëshit një ditë t’i vendosnin foshnjet me bark, duke i rrezikuar kështu jetën.
Sipas Dr. Eve Colson, profesoreshë e pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Yale dhe bashkëautore e studimit shprehet se që prej vitit 1994 mjekët këshillojnë prindërit të ndjekin këtë taktikë, por shumë prej tyre vazhdojnë ende të dëgjojnë më të moshuarit, duke besuar mite që bien ndesh me pediatrin e tyre.
Dr Robin Jacobson pediatër në Spitalin e Fëmijëve Hassenfeld në NYU Langone Health shprehet se shumë nëna zgjedhin ta marrin informacionin nga njerëzit përreth, sesa të këshillohen për çdo gjë me pediatrin. Sipas studimit, foshnjat e rritura në komunitete ose kultura që mbështeten më shumë në këshilla matriarkale sesa ndërhyrja e pediatërve janë më të rrezikuarnga vdekja foshnjore gjatë gjumit.
Pavarësisht nga këshillat e mamave tona, vendosja e një fëmije në shpinë në një sipërfaqe të fortë pa jastëk ose batanije, është mënyra më e sigurt për të fjetur sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.