6 shenja që tregojnë se një njeri “i mirë” ka qëllime keqdashëse

“Dikush mund të buzëqeshi, dhe të buzëqeshi, dhe të jetë vetë djalli”,- Uilliam Shekspir

A keni takuar ndonjëherë dikë që ju është dukur i këndshëm dhe i pëlqyeshëm në pamje të parë? Ata frymëzuan besim dhe ndjenja të vërteta miqësore, që mund të lidhnin një miqësi midis jush. Por shpejt kuptuat se ka diçka të dyshimtë, që nuk shkon, me ta. Dashuria, që ata duket se projektojnë qëllimisht, është vetëm një maskë për të fshehur synimet e tyre të vërteta nga bota. Personaliteti i tyre i vërtetë nuk është aspak i ngjashëm me atë që patë për herë të parë.

Ekzistojnë lloje njerëzish që na duken tepër të këndshëm në fillim por që në realitet janë mashtruesit më të rrezikshëm.

Ata janë Janus-ët e ditëve të sotme(Janus-hyjni e lashtë italiane, roje e portës dhe mbrojtës i vendit gjatë luftës. Ai kishte dy fytyra në mënyrë që të kontrollonte para dhe pas në të njëjtën kohë)  që i fshehin qëllimet e tyre keqdashëse nga njerëzit. Duhet kohë që të zbulohet natyra e tyre e dyfishtë që nga momenti kur i takoni, dhe sapo  ta vini re një gjë të tillë, ju do të donit tu largoheni për të mirën tuaj.

Këto janë 6 shenja që mund t’ju ndihmojnë në dallimin e njerëzve  në dukje “të këndëshm” por me qëllime të këqija.

                                          

1.Janë tepër kërkues

Një person, në dukje i mirë, por që në realitet është  manipulues, tenton të bëjë shumë kërkesa. Ai beson se është superior ndaj të tjerëve dhe dëshiron t’i dominojë njerëzit. Një person i tillë,  pëlqen t’i përdorë njerëzit e  tjerë për të përmbushur axhendën e vet. Ju mund të refuzoni t’i plotësoni dëshirat e tyre duke mbajtur vendin tuaj. Mundohuni të mos thitheni nga negativiteti i tyre.

2.Ata nxisin ndjesitë negative

Pas bisedës me dikë që është me të vërtetë i mirë, duhet të ndihesh pozitiv. Nëse përfundon me humor të prishur dhe  i dërrmuar emocionalisht, atëherë ai person sigurisht që po shtiret si i mirë. Intuita juaj do t’ju paralajmërojë kur keni të bëni me njerëz të tillë,  atëherë patjetër që duhet t’i shmangni ata.

 

3.Kontakti me sy dhe gjuha e trupit

Manipulatorët e stërvitur dinë mirë se si apo kur të krijojnë kontakt me sy. Ata do të përpiqen t’ju trembin me kontakte sysh të sforcuar, që janë të gjata dhe të dyshimta, gjë që krijon situata të pakëndshme. Ju mund të jeni të aftë te shihni përtej fasadës së tyre. Leximi i gjuhës së  trupit mund të jetë gjithashtu një ndihmë në zbulimin e tyre…prekja e një pjese trupi nga shpatulla e poshtë, është një shenjë e sigurt se keni të bëni më një manipulator.

 

4.Janë shumë bindës

Për ta, t’i mbushësh mendjen dikujt është një lojë nga e cila duhet të dalin fitues, pa marë parasysh pasojat. Ashtu siç edhe e përmendëm, ata janë manipulatorë tmerrësisht të zotë. Sharmi i tyre dhe oratoria që i karakterizon mund t‘ju robërojë si një mallkim. Jini shumë të vëmendshëm  kur ata flasin dhe mos u lini shkas t’ju vënë në lojë.

5.Humori i zi

Ata përdorin humorin si një mjet për t’i ofenduar njerëzit. Nëse ata thonë diçka  të keqe apo ofenduese, ata do ta mbulojnë fajin duke thënë “thjesht po tallesha”. Ata do të përpiqen t’ju ulin në sy të të tjerëve duke ju tallur vazhdimisht.  Duke vepruar kështu, ata ndihen të plotësuar me një ndjenjë superioriteti. I bën të mendojnë se kanë çdo gjë nën kontroll.

6.Bota rrotullohet rreth tyre

Sa herë që jeni në bisedë me njerëz të tillë, ju do të vini re se flisni gjithmonë rreth tyre. Të gjitha temat dhe diskutimet duket se përfundojnë për ta dhe vetëm për ta. Ata kërkojnë vëmendje si një adoleshente histerike. E manipulojnë shumë mirë kursin e bisedës dhe do ta keni të vështirë të zini vend qoftë edhe në një diskutim të vetëm.

A njihni ndonjë njeri të tillë?…/Bota.al