Real Madridi aktual vazhdon t’i thyejë rekordet. Të drejtuar nga Zinedine Zidane, “Los Blancos” nuk dinë për humbje qe 33 ndeshje, ndërsa kaluan të pamposhtur edhe në duelin e zhvilluar sonte në Camp Nou ndaj Barcelonës në El Clasicon që përfundoi 1:1, raporton zeri.info. Trajnerit francez i nevojitet vetëm edhe një ndeshje për ta barazuar rekordin e Leo Beenhakker, i cili kishte 34 ndeshje pa humbje. Zidane mund ta bëjë një gjë të tillë në ndeshje me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve, ndërsa mund ta kalojë Beenhakkerin nëse nuk humb as nga Deportivo La Coruna në La Liga. Ndeshja e fundit që e kishte humbur Reali ishte nga Wolfsburgu në Ligën e Kampionëve.