Tridhjetë e një milionë denarë arrijnë subvencionet për këtë vit nga shteti për produksion të një programi vendor dokumentar dhe artistik.
Vendimi për vlerën maksimale të kompensimit për mbulimin e shpenzimeve për prodhimin e programit vendor dokumentar dhe artistik e ka miratuar Qeveria në seancën e fundit, informoi sot në konferencën për shtyp zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Timço Mucunski.
Shteti paguan kompensim për mbulim të 50 përqindëve nga shpenzimet gjatë prodhimit të programit dokumentar dhe artistik të televizioneve nacionale dhe servisit publik radiodifuziv nga viti 2014.
Siç sqaroi Mucunski, janë paraparë standarde profesionale, të cilat duhet t’i plotësojnë që të mundet projekti i tyre të aprovohet.
Për përzgjedhjen e projekteve të cilat do të subvencionohen merr vendim komisioni ndër-resor, në të cilin marrin pjesë kuadro profesioniste nga Ministria e Kulturës, Shoqëria Informatike dhe Administrata dhe nga Ministria e Financave, Agjencia për film dhe Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, Drejtoria për të ardhura publike dhe Zyra e kryetarit të Qeverisë së RM-së.