Do të jetë transferimi më marramendës i futbollit evropian që kur Real Madrid “vodhi” Luis Figon në vitin 2000, edhe njëherë tjetër Barça do të jetë viktima. Neymar do të shkëputet nga hija e Lionel Messit për t’u bërë një mbret në “Parc des Princes”.
Por pronari i PSG Nasser al-Khelaifi është gati të pranojë sfidën në mënyrë që ai të arrijë objektivin e tij, titullin e Champions League. Ishte Neymar ai që ndali progresin e PSG sezonin e kaluar në Champions. Ai shkëlqeu në përmbysjen e shekullit me një goditje dënimi perfekte, një penallti dhe një asist në minutën e 95-të.