Shkup, 1 qershor – Kompania “Neptun” dje ka shënuar 20 vjetorin e punës në Maqedoni me 25 shitore në nivel republikan dhe mbi 400 të punësuar, informon Koha.
Kompania është themeluar në vitin 1998 dhe është rrjet i shitjes me pakic të prodhimeve nga teknika e bardhë, aparate për amvisëri, televizione, radio dhe video aparate, kompjutor, smartfon, foto aparate e kamera, kujdes personal dhe bukuri, ftohje dhe ngrohje.
“Jemi pjesë e biznesit që vazhdimisht ndryshon dhe cdo ditë ka ndonjë risi, qëllimi ynë është të jemi pranë kërkesave të klientëve. Neptun nuk do të arrinte këtu pa ekipin tonë ose pa familjen tonë të madhe që është e shpërndarë në 21 qytete nëpër Maqedoni dhe shpresojmë se do të vazhdojmë të rritemi ende”, tha Goran Cvetinov, drejtor gjeneral në “Neptun”.
Shitorja e parë është hapur në vitin 1998 në Qendrën e vjetër tregtare në Shkup, ndërsa në vitin 2006 janë hapur edhe në stadionin e Shkupit, në Gostivar e Tetovë. Në vitet në vijim ka vazhduar hapja e shitoreve nëpër qytetet tjera të Maqedonisë.