Shkup, 16 dhjetor – Një familje katër anëtarëshe me një punësuar që të mund ta ushqen me bollëk familjen i nevojiten rreth 32 mijë denarë, apo 520 euro në muaj, raporton gazeta KOHA. Kështu tregon përllogaritja e shportës mujore e Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë(LSM). Të dhënat e LSM-së për muajin tetor rezultojnë se një kryefamiljari, i cili brenda muajit sjell rrogë që të ushqej tre anëtarët e tjerë të familjes i nevojiten mbi 32 mijë denarë, ose 520 euro. “Rroga e një të punësuari në Maqedoni duhet te jete me shumë se 500 euro në muaj që të mund familja e tij të bën një jetë solide dhe të mbulon të gjitha shpenzimet. Pjesa më e madhe e rrogës prej 520 euro shkon për blerjen e gjësendeve ushqimore, për mirëmbajtjen e shtëpisë, gjegjësisht pothuajse 24 mijë denarë shkojnë vetëm për sigurimin e gjërave elementare të nevojshme për të mbijetuar muajin një familje katër anëtarësh”, thonë nga LSM-ja. Nga sindikata vërejnë se paga mesatare në Maqedoni kap vlerën prej 22.294 denarë dhe një punëtori i cili ushqen katër anëtar të familjes i nevojiten edhe 8000 denarë të tjera, apo 150 euro, që të arrijë t’ia dalë muajit. “Jo të gjithë të punësuarit në Maqedoni marrin rroga mesatare mbi 22 mijë dënarë. Ka nga ata që marrin diçka më shumë se 10 mijë denarë, që do të thotë se për të mbushur shportën e konsumit në vlerë prej 32 mijë denarëve, nevojiten edhe 22 mijë denarë”, thonë nga LSM-ja. Profesori i ekonomisë, Besnik Fetahu, shprehet se nëse u referohemi të gjitha të dhënave zyrtare statistikore për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, është shumë e qartë se realiteti i të jetuarit është i hidhur, e kjo bën Maqedoninë një ndër vendet më të varfra në Evropë. “Kjo është shumë shqetësuese dhe turpëruese për një shtet si Maqedonia, që harxhon shuma marramendëse për ndërtim të përmendoreve, statujave e objekteve tjera jo kapitale, e në anën tjetër një qytetar me rrogë minimale prej 11 mijë denarëve… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.