Shkup, 21 dhjetor – Njëqind punësime në të gjitha sektorët të profileve të ndryshme do të ketë vitin e ardhshëm në Spitalin special “Filipi i Dytë”, paralajmëroi sot drejtori dhe themeluesi i këtij institucioni shëndetësor, Zhan Mitrev në konferencën për shtyp, ku i prezantoi rezultatet, arritjet dhe progresin te shërbimet mjekësore me punën e objektit të ri në vitin 2016. Potencoi se kanë vendosur terapi sistematike autohemo-ozon për trajtim të sëmundjeve malinje me metastaza, sepsa, komë sulm në tru, distrofi makulare ët fundit të syrit, gangrenë…, të cilën shumë pak qendra në botë e kanë. “E pashmangshme ishte rritja e numrit të të punësuarve prej 200 në 276. janë vendosur procedura të reja, siç është rezonanca magnetike me hulumtime të reja më të shpejta, të pazëshme dhe aparati ka mundësi shumë të mëdha lidhur me diagnostikën”, tha Mitrev. Ai potencoi se aparati ka edhe obsion unik, i cili është teknologji më e re me të cilën mund të hulumtohet vitaliteti i aktiviteteve më të vogla të qelizave të kancerit…, ndërsa kanë edhe aparat të ri kompjuter me 256 slajsa për numër të madh të hulumtimeve. Mitrev tha se gjatë tre muajve të fundit për 100 për qind u është rritur numri i pacientëve, prej të cilëve përqindje shumë e madhe janë nga vendet e huaja. Shtoi se në objektin e të spitalit prej qershorit e deri tani, janë kryer 1.500 intervenime kirurgjike.