Një në 12 fëmijë mendohet se dëgjon vazhdimisht zëra që në fakt nuk janë aty. Ndonjëherë këto zëra iu thonë atyre që ata janë të pavlefshëm. Tashmë kërkimet e reja sugjerojnë se reagimi i të rriturve mund të ndikojë në zërat që fëmijët dëgjojnë në të ardhmen.
“Është si të jesh në një dhomë të mbushur me njerëz. E gjithë ajo çfarë dëgjoni janë zërat të ndryshëm që depërtojnë në veshët tuaj”, shkruan BBC. Studimet kanë arritur në përfundimin se 1 në 12 fëmijë ka halucinacione zanore të vazhdueshme.
Studiuesit në Manchester Metropolitan University dhe Universiteti i Mançesterit, në studimin e parë në Mbretërinë e Bashkuar për fëmijët që kanë halucinacione të tilla dhe prindërit e tyre, kanë rënë në përfundimin se mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj përvojave të fëmijës mund të ndikojë në zërat që ata dëgjojnë në të ardhmen. Dr.Sarah Parry nga Universiteti Metropolitan i Manchesterit thotë se studimi i ekipit të saj ka të dhëna se si duhet të trajtohen të rinjtë që dëgjojnë zërat.
“Fëmijët i shohin zërat si pjesë të vetvetes, duke u thënë atyre se zërat janë një problem mund të shtojë stresin e një fëmije, gjë që mund të bëjë që zërat të bëhen më të pakëndshëm”. Dr Parry sugjeron se fëmijët mund të trajtohen në grup me bashkëmoshatarët e tyre.