Ka pasur shumë klauzola të çuditshme në futboll – por kjo, për të cilën raporton “Times”, padyshim që është më bukura: Një milionë euro për Mario Balotellin, nëse nuk pështyn asnjë kundërshtar. Kjo pikë e kontratës është zbuluar kur faqja online që zbulon detaje interesante për sa i përket futbollit, Football Leaks, ka ngarkuar kontratën e italianit në internet. Klauzola është pjesë e kontratës trevjeçare e nënshkruar nga Balotelli në gusht të 2014 te Liverpool – vetëm një vit përpara se Jurgen Klopp të shkonte në “Anfield”.
Ja dhe pikat e klauzolës:
1. Klubi kërkon që lojtari të sillet në mënyrën e duhur.
2.Gjatë çdo sezoni, lojtarit nuk i lejohet të dalë nga oja me karton të kuq më shumë se tre herë.
3. Lojtari nuk duhet të pështyjë kundërshtarin në asnjë mënyrë.
4. Lojtari nuk duhet të sulmojë verbalisht apo të bëjë gjeste të palejuara.
Nëse të gjitha pikat e klauzolës përmbushen, atëherë çdo vit lojtari do të përfitojë 1 milionë euro. por Liverpool nuk e ka paguar këtë shumë asnjëherë. Pasi që në vitin e parë sulmuesi refuzoi të ndihmonte ekipin gjatë goditjeve të këndit të kundërshtarit.