La Liga spanjolle është liga me më së shumti lojtarë në garë për Topin e Artë, 11 futbollistë nga 30 sa janë nominuar nga France Football. Në vendin e dytë është Premierliga me shtatë, e ndjekur nga Serie A me pesë, Ligue 1 me katër dhe Bundesliga me tre futbollistë. Sa i përket skuadrave, Real Madrid ka shtatë futbollistë në këtë garë, e ndjekur nga PSG me tre lojtarë, dhe skuadrat tjera me nga dy e një lojtarë. Vitin e kaluar Topin e Artë e kishte fituar ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili është edhe favoriti kryesor edhe për këtë sezon.